Fero reagon për konfliktin izraelo-palestinez

Mediale Vip

Fero reagon për konfliktin izraelo-palestinez

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:30
Fero

Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka reaguar së fundmi për konfliktin izraelo-palestinez, i cili tashmë ka marrë dhjetëra mijëra jetë.

Ai ka publikuar disa pamje tronditëse në InstaStory duke ia bashkangjitur edhe një shkrim.

Artisti thekson se atë gjenocid që e ka bërë Serbia për 100 vjet në Kosovë, Izraeli e bëri në Palestinë për tri javë.

“Serbia çfarë ka bërë gjenocid në Kosovë për 100 vjet, Izraeli ka bërë më shumë se aq për tri javë në Palestinë. Edhe akoma ka njerëz pa ndjenja që e përkrahin Izraelin dhe gjenocidin e tyre”, u shpreh ai.

26 vjeçari tutje shtoi: “Për juve patriotat e rrejshëm dhe juvë përkrahës të politikës kur e përkrahni këtë gjenocid çka është duke ndodhur, përkrahni edhe gjenocidin e Serbisë se i njëjtë është”.

Ky konflikt mes tyre thuhet se i ka rrënjët në një akt kolonial të kryer më shumë se një shekull më parë.

Fero nga ana tjetër që disa muaj është tërhequr nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat