Gent Hazizi flet për Olta Gixharin në jurinë e DWTS: Të lërë fjalët

Mediale Vip

Gent Hazizi flet për Olta Gixharin në jurinë e DWTS: Të lërë fjalët

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:42
Gent Hazizi dhe Olta Gixhari

I ftuar në “Wake Up” aktori i njohur, Gent Hazizi ka dhënë edhe një opinion se si i duket Olta Gixhari si anëtare e jurisë në “Dancing With The Stars”.

Sipas Hazizajt, aktorja e njohur përpiqet që të jetë shumë protagoniste, ndaj ai i sugjeroi që të flasë më pak dhe të mos futet në gjykimin profesional.

“Shumë protagonizëm i Oltës! Olta duhet të lejë të flasin teknikët. Ai është një spektakël që ka në bazë kërcimin, jo llafet, jo po fustani… Olta e ka këtë qejfin e protagonizmit dhe e merr. Olta është futur dhe në gjykimet profesionale. Do i sugjeroja që të flasë më pak, duhet të marrë më pak protagonizëm dhe të merret më shumë me kërcimin sesa me paraqitjen, apo pse më the, pse të thashë. Në qoftë se ti do ta kritikosh dikë dhe e kam ndarë mendjen për ta kritikuar, për shembull Dalina Buzi e ndante për mua që në fillim dhe do ma gjente diçka”, tha aktori i njohur.

Ndërsa i pyetur nëse i duket e njëjta situatë për shembull me Oltën dhe Ronaldon tani, Hazizi u përgjigj:

“Jo nuk është e njëjta situatë sepse Dalina nuk është se kishte diçka me mua. Kurse e atyre është një gjë e mbarsur. Për mua Ronaldo është gabim që merret dhe flet se çfarë ka ndodhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat