Hije skandali në festivalin e RTSH/ Elsa Lila, fituese e paracaktuar? Dy këngëtare të njohura japin dorëheqjen, zëvendësohen me amatorë

Mediale Vip

Hije skandali në festivalin e RTSH/ Elsa Lila, fituese e paracaktuar? Dy këngëtare të njohura japin dorëheqjen, zëvendësohen me amatorë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Gjithçka duket gati për festivalin e fundvitit. Tashmë janë bërë publikë edhe emrat e artistëve që do të këndojnë ‘live’ netët e spektaklit, ku shumë i përfolur ka qenë edhe emri i Elsa Lilës, si një nga pretendentet për ta fituar këtë kompeticion e për të çuar Shqipërinë në Eurosong vitin e ardhshëm.

Dy këngëtaret Kejsi Tola dhe Samanta Karavella janë tërhequr nga gara në Festivalin e Këngës 62. Në shorteun e hedhur nga festivali për renditjen e këngëtareve, ato nuk u përmendën. Samanta e konfirmoi lajmin, por pa dhënë arsyen që e çuan drejt këtij vendimi. Ato janë zëvendësuar nga “Peter Pan Quartet” me këngën “Edhe një herë” dhe Irma Lepuri me “Më prit”.

Festivali i këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Votimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar. Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special dhe juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera. Në komente në rrjetet sociale, komentuesit kanë shkruar se arsyeja e kësaj tërheqjeje është pikërisht fituesi i paracaktuar.

Megjithatë, vetë dy protagonistet nuk kanë pranuar të zbulojnë detaje, e aq më pak të komentojnë thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale. Zbulohet se vendimi surprizë i organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH, se kujt do t’ia besojnë një pjesë të moderimit të eventit gjigant, ajo është deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi. Kjo është një përgjegjësi për këtë të fundit, e cila ka vendosur ta marrë përsipër e ta përballojë me sukses.

“Është një sfidë e madhe për mua, por më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, – u shpreh aktorja, e cila shtoi se “do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”.

Ekipi që do të realizojë festivalin e këtij viti përbëhet nga Bojken Lako, drejtori artistik, Enkel Demi si skenarist, kantautori Elton Deda, regjisori Pali Kuke.

Më herët edhe Almeda Abazi është përfolur si një nga moderatoret e mundshme të këtij formati, por duket se bukuroshja nuk do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve, duke u tërhequr nga bisedimet për të qenë ajo figura kryesore e këtij spektakli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat