Blerando: Unë do ta fitoj Big Brother VIP Kosova 2

Mediale Vip

Blerando: Unë do ta fitoj Big Brother VIP Kosova 2

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 18:23
Blerando

Blerando Lajci është kthyer në vëmendje të publikut gjatë këtyre ditëve sa i përket lojës së tij në Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka qenë njëri nga banorët më të heshtur brenda, i cili tashmë ka filluar të jetë më aktiv e të zihet me konkurrentët e tjerë.

Ndonëse i shpëtoi nominimit të së premtes (3 nëntor), këngëtari po vazhdon të jetë më i vendosur në lojë dhe karshi banorëve.

Në një bisedë që po bënte me Shqipe Hysenajn në kuzhinë, ai iu drejtua asaj se do të shkojë shumë, por jo fituese.

“Ti do të jesh këtu për një kohë të gjatë, por me kësmet të Zotit do të fitojë”, ka thënë Blerando.

I njëjti duket se ka fituar një besim të plotë pasi u zgjodh i pari për të qëndruar në shtëpi gjatë spektaklit të kaluar.

Sidoqoftë, në shtëpi kanë nisur debatet e ashpra e polemikat në mes të konkurrentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat