Jennifer Lopez zbulon dallimin mes marrëdhënies së saj me Ben Affleck dhe romancave të kaluara

Mediale Vip

Jennifer Lopez zbulon dallimin mes marrëdhënies së saj me Ben Affleck dhe romancave të kaluara

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 18:13
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez ka folur së fundmi për dallimin mes martesës së saj me Ben Affleck dhe lidhjeve të kaluara.

Këngëtarja 54 vjeçare dhe aktori 51 vjeçar njihen për dashurinë e tyre, pasi rindezën romancën në vitin 2021 dhe u martuan në verën e vitit 2022.

Gjatë një interviste për Vogue, ylli zbuloi se ka një ndryshim të rëndësishëm, duke iu referuar asaj se si ndihet me Ben.

“Beni dëshiron që unë të kuptoj vlerën time dhe ta di vlerën time”, shpjegoi ajo.

“Ndihem edhe më e relaksuar dhe komode, gjë që më bën të ndihem edhe më e bukur se sa jam ndjerë ndonjëherë me dikë tjetër”, u shpreh tutje JLo.

E njëjta vazhdoi: “Më në fund jam në pikën e jetës time ku e dua çdo pjesë të vetes”.

“Çdo pjesë e imja, trupi im, zëri im, zgjedhjet e mia, madje, si, gabimet e mia. E gjithë kjo më bëri kjo që jam dhe më çoi këtu ku jam sot”, theksoi mes tjerash ylli i “Hustlers”.

Dyshja bënë bujë në vitin 2021 kur njoftuan për lidhjen pas ndarjes së tyre në 2004.

Ben u martua me Jennifer Garner nga 2005 në 2018, gjersa Jennifer u martua me Marc Anthony nga 2004 në 2014 dhe u fejua me Alex Rodriguez në mars 2014, me të cilin u nda në prill të vitit 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat