Pas largimit nga muzika, Fero hap një biznes të ri

Mediale Vip

Pas largimit nga muzika, Fero hap një biznes të ri

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:43
Fero

Feronit Shabani – Fero prej disa muajsh ka njoftuar largimin nga muzika.

Artisti gjilanas tha se po tërhiqet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes.

Ai tashmë ka bërë një ndryshim të madh në jetën e tij, ndonëse ka lënë pas të gjitha gjërat.

Në një postim të ri në rrjete sociale, 26 vjeçari ka bërë të ditur se do të hapë një biznes të ri.

Reperi tani tregon se së shpejti do të bëhet me ‘fast food’ në qytetin e tij të lindjes, Gjilan.

Image
Fero/Instagram

I njëjti tashmë është në procedura të divorcit me partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Ata kanë bashkë një vajzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat