Linda me akuza për Bleron: Erdhi një natë te shtrati im në të brendshme dhe na i hoqi mikrofonat

Mediale Vip

Linda me akuza për Bleron: Erdhi një natë te shtrati im në të brendshme dhe na i hoqi mikrofonat

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 08:48
Linda, Blero

Këngëtarja Linda Halimi ka qenë kryefjala e mbrëmjes së premte në spektaklin Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi ajo ka pasur akuza të rënda ndaj disa banorëve, në veçanti ndaj kolegut të saj, këngëtarit Blero Muharremi.

Ajo ka thënë se një mbrëmje në shtëpinë e BBVK, Blero ka shkuar me të brendshme pranë shtratit të saj me Ganinë, ku ua ka larguar mikrofonat të dyve.

“Ka ra një natë në shtratë me mua dhe Ganinë në bokserica (nëse mundem me u shpreh kështu). Edhe ka thënë ‘nuk guxon askush të të flas sepse unë jam këtu’. Unë t’i heqi bateritë, hajde ne flasim, rrijmë e flejmë këtu”, tha Linda.

E njëjta ka pasur akuza ndaj këngëtarit, duke thënë se vite më parë ai ka tentuar që t’i hyjë në dhomën e hotelit, në kohën kur ai ishte ende i martuar me aktoren Teuta Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat