“Mbaje mend kena me dal si çift nga këtu” Linda dhe Azemi debatojnë

Mediale Vip

“Mbaje mend kena me dal si çift nga këtu” Linda dhe Azemi debatojnë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 23:58
Linda dhe Azemi

Linda dhe Azemi kanë debatuar për çështjen e Prime-it të fundit, ku ajo atëherë kishte thënë se Azemi ka ndjenja për të.

Azemi i tha Lindës se ajo që ka thënë është akuzë e rëndë, teksa ajo ia kujtoi atij një muhabet të para disa ditëve që e kishin bërë bashkë.

“A e mban mend kur kemi qenë duke pirë kafe jashtë, ti ke thanë ‘mbaje në mend, ne kemi me dalë çift prej këtu’.

Dhe kur të kam pyet në Prime, Azem a ke thënë kështu, ti ke thënë ‘po, kam thënë”, por e kam pasë hajgare’”, i tha Linda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat