Alba ia këput shpresat Azemit: Mos më bëj surpriza, jemi vetëm shokë

Mediale Vip

Alba ia këput shpresat Azemit: Mos më bëj surpriza, jemi vetëm shokë

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 20:33
Alba, Azemi

Banori i Big Brother VIP Kosova 2, Azem Gagica, tashmë ia ka shprehur ndjenjat konkurrentes Alba Vukaj.

Ai ka treguar se ka një pëlqim për bukuroshen nga Shkodra dhe se dëshiron ta njohë më shumë.

Por, duket se të njëjtat gjëra nuk i mendon Vukaj, e cila ia ka këputur shpresat së fundmi Azemit.

Ajo i ka kërkuar Azemit të ndalojë së bëri surpriza, duke thënë se veprime të tilla po e bëjnë të ndihet në siklet.

“Mos më bëj surpriza më. Ndihem në siklet, jemi vetëm shokë. Je shumë i mirë. Kam shumë respekt për ty, por jemi shokë”, iu drejtua Alba.

Azemi në anën tjetër u shpreh se këtë e bën edhe për një shoqe dhe se do të ketë respekt për të gjithmonë.

Pritet të shihet se çfarë do të thonë në spektakël rreth kësaj historie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat