Blero i drejtohet Albyt: Je një nënë e mrekullueshme

Mediale Vip

Blero i drejtohet Albyt: Je një nënë e mrekullueshme

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 21:07
Blero/ Alby

Alby the Goat është njëra nga banoret që po merr vëmendje të madhe në Big Brother VIP Kosova 2.

Aktorja e filmave për të rritur është nënë e një vajze katërvjeçare, për të cilën ka folur shpesh gjatë këtij formati.

E njëjta së fundmi bëri një bisedë me Bleron, ku u pyet për shtatzëninë se si ndodhi apo ishte rastësi.

“Ka ndodhur në atë kohë që kam dashur gjithmonë , gjithmonë thosha kur të jam 28 vjeçe do ta kem jetën më rehat. Ditën që e kam kuptuar që jam shtatzënë, kam thënë do ta mbajë çfarëdo që të ndodhi”, u shpreh ajo.

Blero nga ana tjetër i tha se nuk është e lehtë që të jetë nënë beqare, duke e përgëzuar për këtë gjë.

“Je nënë e mrekullueshme”, i tha ai.

Alby mes tjerash tregoi edhe për disa porosi që i ka lënë për ditëlindjen e vajzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat