“Është shpifje, rrenë e kulluar” – Blero flet sërish pas deklaratave tronditëse të Lindës

Mediale Vip

“Është shpifje, rrenë e kulluar” – Blero flet sërish pas deklaratave tronditëse të Lindës

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 21:49
Linda, Blero

Është diskutuar sërish deklarata e Linda Halimit kundrejt këngëtarit Blero, ku pretendon se para 12 viteve ai tentoi të hynte me të në një dhomë hoteli.

Kjo u komentua edhe në këtë spektakël, e cila u mohua kategorikisht nga artisti shqiptar.

Blero është deklaruar sërish duke thënë se kjo është një shpifje dhe se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Kjo e tha një shpifje, përveç që nuk hyn në preferenca të mia të femrave, as tani as atëherë. Vetëm moralin mos e përmend. Që 20 vjet më njeh një Shqiptari, ke ardhur në studio te unë dhe më ke ndihmuar. Më vjen shumë keq që njeriu vjen në këtë nivel, ka ardhur deri në këtë nivel. Shpresoj që Linda ka me u përmirësu, mos me gënjy, mos me u shpif”, u shpreh ai.

Tutje, 45 vjeçari shtoi: “Është rrenë e kulluar. Kisha qejf mos me i dhënë vëmendje dikujt. Është mirë që secili prej nesh të jetë vetvetja, por jo me shpif e me rrejt. Kam edhe unë fëmijë, ka edhe kjo fëmijë”.

Linda nga ana tjetër e sulmoi vazhdimisht Bleron duke thënë se është e vërtetë dhe se nuk ka gënjyer.

“Ti po më flet për moralin, kur vet i ki të pista”, u shpreh ajo teksa vazhdoi diskutimin rreth çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat