Linda Halimi: Zgjedh dashurinë para familjes

Mediale Vip

Linda Halimi: Zgjedh dashurinë para familjes

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 23:57
Linda Halimi

Linda Halimi vite më parë kurorëzoi dashurinë e saj me reperin amerikan Big D.

Këngëtarja nga Kosova u paragjykua për zgjedhjen e saj, e për sfidat nëpër të cilat kaloi si rezultat i kësaj ka folur edhe gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova.

Në një diskutim të fundit me disa prej banorëve të shtëpisë, artistja ka treguar se çfarë do të ishte në gjendje të bënte kur në pyetje dashuria.

Ajo u tha se për dashuri do të ishte në gjendje të linte familjen nëse ata e kundërshtojnë atë.

“Familjen e ngushtë jo sepse më ka mbështetur, prapë e kisha bo zgjidhjen time”, tha fillimisht ajo.

“Sepse po të më donte familja do të pajtohej me këtë. Unë vazhdoj me zgjedhjen time, dhe i jap kohë atyre që t’i marrë malli për mua. Sa do që janë kundër prindërit ata një ditë do të të kuptojnë”, ka thënë Linda.

“Unë kam qenë në gjendje t’i lë të gjitha, jo se nuk i dua, e dua pafund familjen time, por u kam dhënë kohë që të pajtohen me zgjedhjet e mia”, u shpreh tutje këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat