“Jam i dashuruar me ty, më ke lënduar në shpirt”, letra nga burgu i Peqinit që shtangu Megi Pojanin

Mediale Vip

“Jam i dashuruar me ty, më ke lënduar në shpirt”, letra nga burgu i Peqinit që shtangu Megi Pojanin

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 22:47
Megi Pojani

Megi Pojani mori sot në “Për’puthen” një letër të pazakontë dashurie. Ajo lexoi para konkurrentëve shkrimin poetik të një djali, që thotë se do ta dashurojë deri në fund të jetës.

Ma prishe ti mendjen, shpirtin ma lëndove shumë rëndë, ma vrave zemrën, jetën ma shkatërrove, syve ua more shkëlqimin dhe viteve rininë.

Jam bërë njeri i tretur, por jetë më vrave gëzimin, veç vuajtje më le në shpirtin tim. Pse u tregove shpirt katile? Nuk mundem të mallkoj, se unë të desha dhe akoma të dua pa hile. Që nga dita e parë, sa të jetoj, do të të dashuroj.

“Nuk e di nëse duhet të emocionohem apo të ndihem e përdorur. Mbase Melankoliku do të elaborojë karrierën e tij si poet”, tha Megi pasi lexoi letrën, ndërsa duke lexuar emrin e dërguesit dhe vendin nga është dërguar letra, moderatoja kuptoi se djali me zemrën e lënduar ndodhet në “IEVP Peqin”, në burgun e Peqinit.

“Dënim sa më të lehtë për ty. Shpresoj që duke lexuar këtë letër të ta kem bërë pak më të thjeshtë. Mbaje aty, dikush të ta regjistrojë dhe ta shikosh vazhdimisht. Ta dish që ne këtu në program të presim të dalësh sa më shpejt dhe pse jo, të vish në ‘Për’puthen’. Faleminderit që ke menduar për mua, edhe në rrethana të pazakonta”, u shpreh Megi.

Ndërsa Kastro Zizo tregoi se janë të shumtë ndjekësit e emisionit të dashurisë nga burgjet.

“Na ndjekin shumë nëpër burgje. Mua më kanë shkruar nga një pjesë e madhe e burgjeve nëpër Europë. Përshëndesim të gjithë çunat dhe gocat që janë të kufizuar në lirinë e tyre, për shkak të gabimeve që kanë bërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat