​Vajza e Jolie dhe Pitt heq dorë publikisht nga mbiemri i babait të saj

Mediale Vip

​Vajza e Jolie dhe Pitt heq dorë publikisht nga mbiemri i babait të saj

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 19:37
Angelina Jolie me fëmjiët e saj

Zahara (18), vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, hoqi dorë publikisht nga mbiemri i babait të saj.Zahara (18), vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, hoqi dorë publikisht nga mbiemri i babait të saj.

Ajo si studente në Universitetin Spelman në Atlanta, iu bashkua grupit të parë të afro-amerikanëve në histori, Alpha Kappa Alpha, dhe e tha emrin e saj me zë të lartë dhe qartë gjatë fillimit.

"Emri im është Zahara Marley Jolie."

Kjo vetëm sa mbështet thashethemet se fëmijët i kanë kthyer shpinën aktorit të njohur, si dhe se nuk kanë folur me të që prej ndarjes me Angelina-n.

Zahara besohet se ka ndërprerë kontaktin me babanë e saj për shkak të vëllezërve të saj Maddox dhe Pax, me të cilët Pitt nuk ka pasur asnjë kontakt prej vitesh. Dyshohet se Jolie ka bërë kërkesë për divorc pikërisht për shkak të përballjes së aktorit me Maddox në një avion privat, kur ai donte të mbronte nënën e tij.

Ish-bashkëshortët ende nuk kanë arritur të dakordohen për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre. Pavarësisht se tre më të moshuarit, Maddox, Pax dhe Zahara, nuk janë më të mitur, ata debatojnë se kush do të rrisë Shiloh Nouvel (17), Vivienne dhe Knox (14).

Jolie ngriti një kundërpadi kundër Pitt, duke ngritur akuza serioze kundër tij. Për shembull, për shkak të incidentit në avionin privat të përmendur në vitin 2016.

“Kur njëri nga fëmijët e mbrojti verbalisht Jolie-n, Pitt iu hodh fëmijës së tij dhe Jolie e kapi nga pas për ta ndaluar. Për ta larguar Jolie nga shpina, Pitt u hodh mbrapsht në ulëset e avionit, duke e lënduar Jolie në kurriz”, thuhet në dokumentet e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat