Krist Aliaj në plane për një bebe? Ish-banori i BBV habit ndjekësit

Mediale Vip

Krist Aliaj në plane për një bebe? Ish-banori i BBV habit ndjekësit

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 10:39
Krist Aliaj

Krist Aliaj pak kohë më parë na prezantoi me të dashurën e tij, një vajzë e thjeshtë, e cila nuk është personazh publik.

Ai tregoi se bashkë janë njohur në një ekspozitë dhe se e tërhoqi stili i saj, që i dukej shumë ndrysha nga vajza "tipike shqiptare".

Madje ata u shfaqën publikisht ku shiheshin të kapur për dore. Kristi së fundmi ka dhënë një intervistë, ku ka zbuluar më shumë detaje rreth lidhjes dhe jetës profesionale.

Teksa u pyet nëse një bebe do të ishte një dhuratë e bukur në jetën e tij, Kristi tha se absolutisht, por për momentin do të ishte shumë e vështirë.

Një pjesë nga biseda:

Gazetarja: Cila është dhurata më e bukur që mund të merrje për ditëlindje?

Kristi: Dhurata më e bukur..

Kristi: Një bebe.. tani akoma. Tani nuk do të dija çfarë të bëja me atë beben, si ta kapja.. nuk do dija fare. Po dhuratë e bukur është absolutisht, por tani për tani do ishte shumë e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat