“Fake, Fake” – shprehet Linda për banoren e re Kader

Mediale Vip

“Fake, Fake” – shprehet Linda për banoren e re Kader

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 23:57
Linda dhe Kaderi

Kader, quhet banorja më e re e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, e cila hyri gjatë Prime-it të kaluar.

Banorët me sa duket i kanë shikuar me kujdes sjelljet e saj që nga momenti i hyrjes, dhe e kanë komentuar goxha shumë.

Një gjë që ata kanë vërejtuar është se ajo ia ka pyetur disa banorë për emrat e tyre, duke pretenduar që nuk i njeh.

Jashtë në oborr Linda shprehet te Alba, Buci, Blero e Alby për disa pakënaqësi që ka drejt saj. Linda tregon që kur ka hyrë ajo në shtëpi, e ka pritur mirë me përqafime, ndërsa banorja e re ka thënë që vetëm Alby e ka pritur.

“Urdhëro, e unë a të përqafa? Fake, fake.” – thotë Linda

“Edhe kam ni që këngëtar këtu është Blero.” – u tregon Linda banorëve fjalët e saj.

“Domethënë ne të tjerët s’po ekzistoshim” – shprehet Linda e acaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat