“Nuk ke respekt as për veten” – Azemi dhe Blerando përfshihen në një debat me njëri-tjetrin

Mediale Vip

“Nuk ke respekt as për veten” – Azemi dhe Blerando përfshihen në një debat me njëri-tjetrin

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 19:10
Blerando

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Azem Gagica dhe Blerando, kanë pasur një debat me njëri-tjetrin.

Këngëtari e ka quajtur Azemin njeri pa respekt, ndërkaq Azemi i ka thënë Blerandos se flet pas shpine.

Azemi e di çka mendoj për të, ia kam bërë me dije atij”, tha Blerando për Azemin.

E në anën tjetër, Gagica po e priste në oborr Blerandon për të biseduar më shumë me të.

Nuk ka nevojë me më thon mua mos diskuto. Kur vijnë sirenat ky fshihet sikur miu në dhomë. Ta din ku e ka vendin. Këtu të pres, ke qejf me ik. Ti je njeri pa respekt Blerando, këndej thua të tham në fytyrë, e këndej flet pas shpinës. Lojën tënde do ta vë para të gjithëve. Nuk meriton respekt”, i tha ai.

Blerando mes tjerash theksoi: “Nuk kam çfarë të them për ty. Prej se je ardhur, çfarë debati mundem të bëj me ty kur se respekton veten”.

Të njëjtit janë zënë edhe disa herë të tjera, varësisht prej ngjarjeve që janë bërë brenda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat