Banorët në Big Brother bërtasin pasi diçka e çuditshme u shfaqet në frigorifer

Mediale Vip

Banorët në Big Brother bërtasin pasi diçka e çuditshme u shfaqet në frigorifer

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 21:45
Big Brother

Banorët në Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të kenë situata të ndryshme brenda shtëpisë.

Ata gjatë ditës së sotme (e diel) kanë hasur në një incident gjatë kohës që ishin në kuzhinë.

Vesa ishte duke përgatitur, ndërkohë që afër saj ishin edhe Santiana Maloku, Gani Gërmia, Azemi e disa të tjerë.

Në një moment, bukuroshja nga Gjakova e hapi frigoriferin dhe duket se pa ndonjë mi.

Ata kanë bërtitur dhe me reagime të ndryshme, ndonëse nuk e konfirmuan një gjë të tillë.

“Asgjë nuk është, asgjë”, tha Vesa në anën tjetër.

Të njëjtit tentuan më pas të hiqnin vëmendjen dhe të mos zbulonin më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat