Stresi në mbështetje të Shqipes në BBVK 2: Bëhu e fortë, suksese

Mediale Vip

Stresi në mbështetje të Shqipes në BBVK 2: Bëhu e fortë, suksese

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 16:27
Stresi

Shqipe Hysenaj ka marrë vëmendje të madhe gjatë kësaj kohe në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ditën e sotme (e martë) në një moment është prekur dhe ka filluar të qajë.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” kërkoi nga produksioni t’ia lëshojë këngën “Të du mom” të Stresit, pasi siç tregon ndjen mall për familjarët.

Image
Stresi/Instagram

Stresi ka ndarë këtë moment me ndjekësit në InstaStory, gjersa tha se ka mbështetjen e tij.

“Shqipe Hysenaj bëhu e fortë. Kështu e ka Big Brother, askush s’të kupton pa e provuar. Suksese”, u shpreh ai.

Arkimed Lushaj – Stresi shtoi: “Ke mbështetjen tonë”.

Reperi ndryshe ka qenë fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat