Nga Zuckenberg te Kim Kardashian, Alketa Vejsiu shfaqet në faqen e parë të revistës angleze

Mediale Vip

Nga Zuckenberg te Kim Kardashian, Alketa Vejsiu shfaqet në faqen e parë të revistës angleze

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 11:50
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu është shfaqur në numrin e ri të revistës Forbes në Angli.

Moderatorja është shprehur e lumtur për këtë arritje duke publikuar një galeri me personazhe të famshëm si Elon Musk, Jeff Bezos, Oprah Winfrey, Mark Zuckerberg, Kim Kardashian, Kanye West etj, që kanë qenë në kopertinën e revistës ndër vite.

Alketa shprehet se qëllimi i saj ka qenë gjithmonë të jetë model i mirë për të tjerët dhe që me këtë arritje t'i hapë rrugën edhe të rinjve me historite e tyre frymezuese.

"Jam vertete e lumtur qe jam ne Forbes UK dhe qe me kane kushtuar kete artikull (qe mund ta lexoni ne Link Ne Bio), jam e lumtur si Shqiptare me shume sesa si Alketa Vejsiu!

Ndaj me ju entuziasmin qe nuk mund ta fsheh, duke shpresuar qe do kem force dhe energji t’ju frymezoj gjithmone!

Personazhet ne galeri i perkasin botes se madhe, arritjeve te medha, impakteve te jashtezakonshme qe mund te kene ne bote permes zerit, dhe platformave te tyre; une jam e kenaqur dhe krenare qe jam Shqiptare dhe ne te thjeshten time perpiqem cdo dite te ndikoj per mire e te jem nje model i mire, nga kjo Shqiperia jone e vogel qe me beri kjo qe jam, dhe qe Thinks Big and Dreams Big njesoj si cdo vend tjeter perendimor. Jam ndjere gjithmone “nje qytetare e botes” dhe me krenari kam treguar gjithmone pashaporten shqiptare!

Do vazhdoj te numeroj yje me shume se dollare, ndaj gezimi me i madh eshte qe jam ne kete reviste si njeri qe ndikoj e frymezoj, jo si njeri vleren e te cilit a percaktojne zerot qe ka ne Banke!

Kam punuar qe Revista Class te jete partnere e Forbes duke evidentuar te tjere personazhe shqiptare qe meritojne vemendje ne vitrina nderkombetare; ndaj ky artikull hap rrugen per te tjere te rinj qe me historite e tyre frymezuese do kene dritaren e tyre (sipas disa kritereve perzgjedhes nga Stafi Editorial i Forbes).

Faleminderit per mbeshtetjen tuaj te perhershme!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat