​Brad Pitt në publik për herë të parë pasi djali i tij e quajti ‘gomar të klasës botërore’

Mediale Vip

​Brad Pitt në publik për herë të parë pasi djali i tij e quajti ‘gomar të klasës botërore’

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 20:35
​Brad Pitt

Brad Pitt është filmuar në publik për herë të parë pasi u zbulua se një nga djemtë e tij e quajti atë një "gomar të klasës botërore".

Fotografët e kapën aktorin këtë fundjavë në Los Anxhelos teksa po dilte nga një makinë e shtrenjtë. Së fundmi ai bleu një Porsche Taycan elektrike me vlerë 200 mijë dollarë, e cila konsiderohet si një nga makinat më të shpejta në treg. Duke gjykuar nga fotot, Brad ishte në humor të mirë.

Për kujtesë, 19-vjeçari Pax e quajti babanë e tij “një gomar të klasës botërore që i bënë katër fëmijët e tij më të vegjël të dridhen nga frika” në një postim në Instagram për Ditën e Babait 2020. Mesazhi u publikua nga media vetëm së fundmi.

Më pas, burime pranë Brad Pitt folën dhe zbuluan se çfarë mendonte aktori për deklaratën e djalit të tij.

"Është zhgënjyese të shohësh Brad duke u portretizuar si një lloj njeriu i keq kur kjo është larg nga e vërteta. Brad ka shumë respekt për fëmijët dhe heshtja e tij për gjithë këtë situatë i thotë të gjitha", tha një burim anonim për The Sun.

Angelina Jolie adoptoi Pax nga një jetimore në Vietnam në vitin 2007. Ai ishte trevjeç dhe nëna e tij biologjike, e varur nga heroina, e braktisi si i porsalindur. Brad e adoptoi zyrtarisht atë një vit më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat