Pas Elvanës edhe shumë vajza të “showbiz-it” në përgjimet e “SKY” - dalin detaje të reja

Mediale Vip

Pas Elvanës edhe shumë vajza të “showbiz-it” në përgjimet e “SKY” - dalin detaje të reja

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 12:04
Elvana Gjata

Pas rrëfimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë janë zbardhur disa ngjarje kriminale. “SKY” dhe “Encro Chat” kanë identifikuar disa grupe kriminale, duke arrestuar disa persona, ku të përfshirë janë edhe zyrtarë të policisë.

Sipas “CNA”, policia, ka arrestuar një oficer policie, një zyrtare të kufirit, ish-nëndrejtorin e policisë Tiranë, Erzen Breçanin dhe disa persona të tjerë, që janë shpallur në kërkim të cilët akuzohen edhe për grup kriminal.

Pas përgjimit që i janë vënë në dispozicion SPAK-ut, kanë dalë në dritë edhe emra të disa vajzave të botës së “showbiz-it”, mes tyre edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Përveç ish-partneres së Matës, këngëtares Elvana Gjata, ka edhe personazhe të tjera, një ish-mise që mendohet se ka patur një lidhje me Ervin Matën dhe persona të tjerë nga bota e krimit.

Moderatore emisionesh, kryesisht të botës së “showbiz-it” dhe disa personazhe të tjera, janë të përfshira në këto ngjarje madje edhe kanë lidhje dashurie me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat