Këngëtarja nga Rumania: Dua më shumë këngët shqiptare sesa rumune

Mediale Vip

Këngëtarja nga Rumania: Dua më shumë këngët shqiptare sesa rumune

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 09:54
Këngëtarja rumune Andrea Vilcani

Këngëtarja rumune Andrea Vilcani, ishte sot e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ndërsa foli për festimet që po zhvillohen në Tiranë dhe Kosovë për 28 nëntorin.

Ajo theksoi se këngët shqipe i pëlqejnë më shumë se ato rumune duke shtuar se ka shumë dëshirë të bashkëpunojë me këngëtarë shqiptarë.

Sipas saj është shumë e vështirë që të jesh këngëtare në Rumani.

“Kur bëhet fjalë për muzikën do të doja të kisha bashkëpunim me këdo që e ndjekë muzikën dhe është në art dhe për mua do ishte një nder të kisha një bashkëpunim me Dhurata Dorën.  Kam zbuluar se e dua më shumë muzikën shqiptare se atë romune. Ata e duan punën time dhe më mbështesin. Është e vështirë të jesh në këtë industri. Nuk e di si funksionojnë gjërat në Shqipëri po në Rumani bëhet për lekë”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat