Bebe Rexha uron Ditën e Flamurit: Urime 28 Nëntori

Mediale Vip

Bebe Rexha uron Ditën e Flamurit: Urime 28 Nëntori

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 17:39
Bebe Rexha

Sot është një ditë e veçantë për shqiptarët kudo në botë, pasi po shënohet 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Emra të njohur kanë bërë urimet e tyre të veçanta duke shfrytëzuar rrjetet sociale, dhe njëjtë ka vepruar edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Këngëtarja ka publikuar pamje nga festa e bashkatdhetarëve në Amerikë, të cilët dolën rrugëve të qyteteve duke bërë parada me flamurin kuq e zi.

Pamjet që Bebe ndau me fansat në Instagram, i shoqëroi me këngën “Mora fjalë” të interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza.

“Urime 28 Nëntori”, ka shkruar Bebe në urimin e saj.

Ndryshe, kujtojmë që artistja me prejardhje nga Dibra po vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare të muzikës.

Ajo së fundmi u shpërblye me çmim në ceremoninë prestigjioze “Billboard Music Awards” për bashkëpunimin me David Guetta “I’m Good (Blue)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat