Kriset thellë marrëdhënia e çiftit më të përfolur të ‘Love Island Albania’, ja çfarë ndodhi

Mediale Vip

Kriset thellë marrëdhënia e çiftit më të përfolur të ‘Love Island Albania’, ja çfarë ndodhi

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 08:09
Amadea dhe Harris

Amadea dhe Harris ishin një nga çiftet finaliste dhe më të përfolura të ‘Love Island Albania’.

Pas përfundimit të formatit, ndryshe nga çiftet e tjera, ata nuk ishin aq aktivë në rrjete sociale dhe në media u aludua për një ndarje të mundshme.

Në një intervistë së fundmi, Amadea tregoi më shumë detaje për marrëdhënien e tyre, duke u shprehur se vazhdojnë të jenë çift, por raporti i tyre është ftohur.

“Shumë fansa dhe njerëz në ‘Instagram’ më kanë çuar të gjitha mediat që kanë postuar që unë me Harris jemi ndarë pas Ildës dhe Stivit, por nuk jemi ndarë. Në anën time unë nuk kam deklaruar asnjë ndarje, as në anën e Harris. Unë video dhe foto kam me të që nga ‘Love Island’ ku më ka kërkuar të bëhesha e dashura e tij Kam gjithashtu edhe videon në finale që e kam postuar. Nëse do e kisha fshirë, kjo do të tregonte që unë do isha ndarë me Harris. Por gjërat janë pak të ndërlikuara mes nesh. Kur iku Harris në Angli kemi folur dy ditët e para shumë mirë dhe më pas ka vazhduar me punët dhe gjërat e veta, sepse mezi po priste që të ikte. Më tha që ‘kam shumë punë, kam lënë shumë gjëra pas dore që unë duhet t’i zgjidh’. Normal jeta e tij është në Angli dhe atje duhet t’i zgjidhë çështjet dhe gjërat që ka, por kohët e fundit nuk është se kemi folur aq shumë. Më ka thënë që është shumë i zënë gjithë kohën dhe thjesht më dërgon ndonjë foto ose ndonjë video dhe kaq. Nuk është se kemi ndonjë muhabet më tepër. Edhe unë dua t’i jap kohën dhe hapësirën e mundshme që ai të zgjidhë problemet dhe çështjet që mund të ketë. Po merremi me gjërat tona derisa t’i vëmë në vijë dhe po i jap më shumë kohë Harris që edhe ai të shikojë të gjitha punët e veta dhe nëse kthehemi si më parë, çdo gjë si ka qenë si në fillim është shumë ‘ok’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat