Edona James në grindje të ashpër me Bleron: Mos më bërtit ashtu mua se nuk jam gruaja jote

Mediale Vip

Edona James në grindje të ashpër me Bleron: Mos më bërtit ashtu mua se nuk jam gruaja jote

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 16:45
Edona James dhe Blero

Një tjetër përplasjeje e ashpër ka ndodhur së fundmi mes dy banorëve, Blero dhe Edona, të cilët u përfshinë në një debat të nxehtë gjatë mbrëmjes së enjte.

Shkëndija e debatit filloi kur Blero i ngriti zërin Edonës për faktin se ajo e kishte zgjuar nga gjumi.

Ndërsa Blero ia bëri të qartë Edonës pakënaqësinë e tij, transgjinorja nuk hezitoi të mbrojë vendin e saj dhe të vendosë kufijtë e respektit.

Ajo i tha atij me ashpërsi “që të mos ia ngre zërin më, me grua të tij ai mund të flasë si të dojë, nuk është gruaja e tij ajo”.

Kjo replikë nxiti një vazhdim të deklaratave dhe të replikave të ashpra ndërmjet tyre, duke shkaktuar një situatë të tensionuar që u bë e vështirë për të tjerët banorët të qëndrojnë indiferentë.

Edona në veçanti ka marrë inat ndaj Bleros dhe i ka prishur raportet me të në mbrëmjen kur në zinxhirin e shpëtimeve, Blero zgjodhi Ganiun dhe jo Edonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat