“A t’i jap 200 mijë euro, vetëm mos e tradhto gruan” – përplaset ashpër Blero me Bucin

Mediale Vip

“A t’i jap 200 mijë euro, vetëm mos e tradhto gruan” – përplaset ashpër Blero me Bucin

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 20:44
Buci/ Blero

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2 është një vend ku emocionet shpesh marrin përmasa të mëdha, dhe kjo u konfirmua së fundmi gjatë një përplasjeje të fortë mes Bucit dhe Bleros.

Debati filloi pasi Buci shprehej që do të bënte gjithçka për lojë, duke e përmendur që edhe do të dilte edhe lakuriq.

Tensionet kulmuan kur Blero ashpër iu drejtua Bucit: “A ti jap 200 mijë euro, vetëm mos e tradhto gruan.”

Fjalët e Beros nuk ishin të rastësishme, pasi për javë të tëra, Buci ka qenë në qendër të vëmendjes për afrimitetin e tij me Santianen, diçka që ka shkaktuar dyshime edhe brenda edhe jashtë shtëpisë.

Ndërsa Buci vazhdon: “Unë kam thanë, nëse mu më rrezikohet loja, unë kam me ba lidhje, s’kam përmend emër.”

Ndërsa Blero nuk pajtohet me Bucin duke thënë: “As për dy cent se tradhtoj gruan. Morali është numër një, mbi krejt. qysh na kanë rritë prindërit, morali është numër një.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat