Çfarë lidhje kanë mes vete Monika Salihu dhe Rita Ora?

Mediale Vip

Çfarë lidhje kanë mes vete Monika Salihu dhe Rita Ora?

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:03
Monika Salihu dhe Rita Ora

Këngëtarja Monika Salihu është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së saj në spektaklin shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova.

Ajo u eliminua nga gara të premten, pas qëndrimit mbi një muaj në shtëpinë më të famshme në vend.

Me daljen e saj, Monika deklaroi se kishte për qëllim që të rikthehej në vëmendje pas 12 vitesh, pasi tanimë i është rikthyer muzikës në një zhanër tjetër.

Por megjithëse të gjithë e njohin si e bija e ish-kampionit botëror të boksit, Azis Salihu, Monika ka të afërm një tjetër yll me renome botërore, Rita Orën.

Monika, e cila njihet për këngët e saj “Çika e boksierit” dhe “Tip Narcizoid”, ka zbuluar se gjyshi i saj është vëlla me gjyshin e Rita Orës. Kjo do të thotë se Rita dhe Monika janë kushërira.

Kjo lidhje familjare vjen nga ana e nënës së Monikës, Agime Sahatçiu, e cila ka rrënjët e saj në Pejë dhe është vajza e xhaxhait të babait të Ritës, Besnik Sahatçiu.

“Gjushi im dhe gjyshi i Ritës janë vëllezër. Nëna ime e ka vajzën e djalit të xhaxhait. E kam shumë të afërt. Unë jam më e madhe se ajo shtatë-tetë vite më e madhe se ajo, por unë e mbaj mend Ritën si të vogël kur vinte në Prishtinë dhe më dëgjonte mua duke kënduar, se vinte te gjyshja e vet, pastaj vinte edhe te ne”, kishte rrëfyer Monika vitin e kaluar në një intervistë për emisionin “1 Natë”.

Rita përndryshe pak ditë më parë ishte në vendlindje për vizitë, ku u takua me familjarët e saj dhe shoqërinë e vjetër në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat