Zbulohet se kur do të jetë premiera e “5 Herë Jo”, filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt

Mediale Vip

Zbulohet se kur do të jetë premiera e “5 Herë Jo”, filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 16:38
Bora dhe Donaldi

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar.

Ata kanë marrë vëmendje me historinë e tyre të dashurisë, ndonëse patën shpesh ulje e ngritje.

Pavarësisht sfidave, ata tashmë janë më të lumtur se kurrë, gjersa kanë krijuar bashkë edhe një film.

“5 Herë Jo” mban titullin komedia romantike, në të cilën kanë shpalosur copëza nga marrëdhënia e tyre.

Ky projekt bëhet e ditur se do të jetë në çdo kinema nga 13 dhjetori 2023.

“Jemi shumë të lumtur dhe falënderues për mbështetjen dhe durimin tuaj. Nga data 13 dhjetor, ju ftojmë në çdo kinema të shijojmë së bashku këtë projekt gjigant”, thuhet në promo-n e filmit.

Bora dhe Donaldi vlen të ceket se janë protagonistët kryesorë në këtë film, përfshirë këtu edhe shumë aktorë të tjerë të njohur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat