Fifi rrëfen “çelësin” e marrëdhënies së mirë që ka me Adrolën

Mediale Vip

Fifi rrëfen “çelësin” e marrëdhënies së mirë që ka me Adrolën

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 22:48
Fifi

Një nga gjërat që publiku dhe fansat e saj kanë vënë re vitet e fundit tek Fifi, që nga koha kur ka bërë publike lidhjen me Adis Patushin, është marrëdhënia e mirë që ka me ish-in e tij, Adrola Dushin. Sic mund ta dini, Adisi dhe Adrola kanë qenë bashkë për vite me radhë dhe kanë një djalë, Troin, me të cilin po ashtu Fifi ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe kjo vihet re edhe nga postimet në rrjetet sociale.

Për të folur për këtë, por edhe për jetën e saj personale në përgjithësi, këngëtarja ka qenë e ftuar së fundmi në “Live From Tirana” në TAR, teksa në lidhje me gjënë më të bukur që i ka ndodhur së fundmi, ardhjen në jetë të djalit, ajo u shpreh:

“Nuk ma vënë shumë re që të më thonë ‘ti je nënë, duhet të jesh kujdes’. Madje disa herë njerëzit po harrojnë fare që unë jam bërë nënë. Unë kam zgjedhur që të mos e bëj publike që në fillim (të shtatzënisë), e bëra publike 2-3 muaj para se të lindja. Nuk kam dashur ta pompoj shumë si gjë. Plus nuk kam dashur ta shfryrëzoj shumë për marketing pjesën që unë u bëra nënë, nuk më dukej shumë e rrugës që ta përdorja një gjë të tillë.”

Ndërkohë, e pyetur për marrëdhënien me Adisin, që sigurisht rrezaton dashuri dhe shumë emocione, dhe për një dasmë të mundshme në horizont, Fifi u shpreh se ja ka lënë në dorë atij e në fakt po pret propozimin. Ndërsa për raportin me Adrolën, përkundër asaj që shumë persona mund të kenë menduar në fillim, ajo tha se celesinë e marrëdhënies pozitive e kanë gjetur tek djali i saj, Troi:

“Çelësi është fëmija i Adisit. Nëse unë nuk e respektoj fëmijën e tij, i bie që unë nuk e respektoj atë që kam në krah. Nuk është thjesht që duhet patjetër të bësh kompromis. Por dhe nga ana njerëzore duhet të ndalesh të mendosh që aty në mes është një fëmijë që ka nevojë për babain e tij. Në jetë nuk ia uroj kurrë dikujt që të mos ketë nënë apo baba. Unë kam 8 vjet që jam larg familjes time, dhe shpesh më mungon babi dhe mami. Në këtë rast unë e di se sa shumë mund t’i mungojë atij babai i vet. E shoh shumë më të brendshme nga sa duket nga jashtë. Në fund të ditës dujet të jemi njerëzor.”

Kujtojmë se Fifin së fundmi e kemi parë të angazhuar në “DWTS”, ndërsa po ashtu vazhdon suksesshëm karrierën e saj në muzikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat