Ganimete Abazi premton “himnin e grave shqiptare”, një këngë ndërgjegjësuese për dhunën ndaj gruas

Mediale Vip

Ganimete Abazi premton “himnin e grave shqiptare”, një këngë ndërgjegjësuese për dhunën ndaj gruas

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:24
Ganimete Abazi

Këngëtarja Ganimete Abazi ka vendosur të marrë një hap të guximshëm për të luftuar një prej fenomeneve më të ndjeshme shoqërore – dhunën ndaj grave.

Në bashkëpunim me ekipin e talentuar të Pro Band, këngëtarja ka përgatitur një himn të ri që ndërthuret me thirrjen për ndërgjegjësim dhe ndëshkim të dhunës në baza gjinore.

Projekti vjen si pjesë e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës gjinore, një periudhë globale e dedikuar për të rritur vetëdijen dhe për të shtyrë veprime kundër dhunës seksuale dhe gjinore.

Interpretuesja e hitit “Mirupafshim në Kosovën e lirë” dhe ekipi i saj janë zhytur në arkivat muzikore për të sjellë në jetë një këngë të viteve të 90-ta, duke i frymëzuar të rinjtë dhe të rejat e sotme me një mesazh të fuqishëm dhe të përhershëm.

Kënga, e titulluar “Heshta”, është një përkushtim i ndjellë për të gjitha gratë shqiptare që përjetojnë sfida në jetën e tyre të përditshme.

Përmes tekstit të shkruar me ndjenjë nga Aida Baraku, Ganimete Abazi do të sjellë një portret të dhembshurisë dhe qëndresës feministe.

Ndërkohë që Armend Rexhepagiqi ka krijuar një fond muzikor që frymëzon dhe që shërben si një sfond i denjë për këtë mesazh, e përpunuar me mjeshtëri nga Ardian Kastrati.

“Duron ky gjoks duron se s’ka qare, në të rreh zemra e gruas shqiptare”, janë disa nga vargjet që do të ketë kjo këngë, e cila pritet që gjithashtu të ketë një ndikim të madh në ndërgjegjësimin mbi këtë fenomen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat