Konkurrenti i ‘Për’puthen’ del blof, zbulohet kush ia paguan faturat e shtrenjta në emision Redit

Mediale Vip

Konkurrenti i ‘Për’puthen’ del blof, zbulohet kush ia paguan faturat e shtrenjta në emision Redit

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:05
Redi Tarelli

Të gjithëve na ka çuditur e tërhequr vëmendjen konkurrenti ‘dorëlëshuar’ i Për’puthen, Redi Tarelli.

Sapo nisi takimet e tij me vajzat në studio, ai nisi t’i llastonte me dhurata të shtrenjta që ngritën shumë polemika, jo vetëm në studio por edhe në rrjete sociale.

Nisi me një çantë firme për Albinën, e vazhdoi me një fluturim me helikopter dhe një takim romantik e luksoz, takim që tha se i kushtoi 5,000 euro.

Aludime të shumta po qarkullojnë në rrjet për mënyrën si Redi i siguron këto para. Teksa disa shpreheshin se merret me punë të pista, të tjerë komentonin se i ka marrë kredi, e të tjerë se ua ka marrë borxh njerëzve.

Por, si qëndron e vërteta? Eterna Entertainment ka postuar në rrjete sociale një foto të faturës së takimit, që nxjerr “bllof” Redin.

Në fakt, i gjithë takimi është i mbuluar nga produksioni i emisionit “Për’puthen”, ndërsa konkurrenti s’e ka futur fare dorën në xhepin e tij.

Image
Fatura
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat