'Kur je 59 vjeç shija e botës ndryshon', letër vetes për ditëlindje!

Mediale Vip

'Kur je 59 vjeç shija e botës ndryshon', letër vetes për ditëlindje!

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 19:48
Nora Malaj

Një reflektim për 59 vitet e saj është letra që Nora Malaj i ka dërguar vetes për ditëlindje. Pedagogia numëron bekimet, sfidat dhe vlerëson të gjithë rrugëtimin që ka ndjekur. “Kur je 59 vjeç shija e botës ndryshon dhe jeta është fat që jetohet në çdo ditë pas kësaj!”, shkruhet në një prej rreshtave.

E ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer këtë etapë të jetës teksa është në prag të të gjashtëdhjetave, Nora Malaj tregon çfarë e ngacmoi për të shkruar një letër të tillë.

"Ishte momenti kur vajza e Vangjel Tavos sa kishte bërë aksident. Në atë moment bëra një krahasim midis vetes dhe moshës së saj të re dhe kuptova dhe thashë se sa pak i japim rëndësi viteve kur kalojnë dhe sa pak i japim vlerësim asaj që kalojmë në të përditshmen tonë. Kujtojmë se jemi të gatshëm në cdo moment të jetës dhe nuk kuptojmë që në ciklin e viteve padashur ti bën një refleksion dhe kupton që 59 vite që do të thotë gati gjysmë shekulli dhe ti papritur e gjen veten shumë të maturuar, e gjen veten tënde me shumë gjëra që i ke bërë, e gjen veten që i ke kaluar të gjitha ciklet deri te cikli i gjyshërimit që  është cikli më i  bekuar.

Ke kuptuar që je më i pjekur, më i kujdesshëm, je më i qartë edhe kur ndonjëherë  të acarojnë ti mundohesh t’i gëlltisësh më shumë sepse jeta të ka treguar që është një eksperiencë shumë e madhe dhe mendova ta jepja këtë moment, e kisha shumë të nevojshme ta ndaja me Norën, me veten, por edhe me të tjerët duke kuptuar që në momente të caktuara, sidomos për gruan dhe sidomos për gratë që jetojnë në Shqipëri dhe për sakrificat që kanë bërë brezi i grave si puna ime që kanë qenë sakrifica jo të vogla për të pranuar ndryshimin, për të bërë katarsis, për t’u edukuar fort, për të luftuar fort, për ta mbajtur familjen fort, për të ruajtur radhët e shoqërisë, për të dhënë edhe kontribute që asnjëherë nuk kanë patur çmim monetar, ndoshta ndonjëherë për të marrë edhe ngarkesa që mbase s’i kemi merituar, por ja që jeta është e tillë, në fund të ditës ke kuptuar dhe thua “uau çfarë kënaqësie që unë e kapa edhe këtë moment!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat