Santiana në lot, shpreh shqetësimin se mund të ketë zhgënjyer të dashurin

Mediale Vip

Santiana në lot, shpreh shqetësimin se mund të ketë zhgënjyer të dashurin

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 18:00
Santiana, Ylli

Në një pjesë emocionale dhe të papritur të Big Brother VIP Kosova, Santiana u shfaq në oborrin e shtëpisë, e mbërthyer nga merzia dhe lotët, ndërsa shprehu frikën e saj për të marrëdhënien me të dashurin e saj jashtë shtëpisë.

Kjo ndodhi pas një sërë ngjarjesh dhe afrimitetit të saj me banorin tjetër, Bucin.

Siç ka ndodhur shpesh në historinë e këtij ‘reality show’, marrëdhëniet brenda dhe jashtë shtëpisë janë bërë shpesh temë diskutimi dhe burim ankthi për banorët.

Santiana, në një moment reflektimi dhe ndjeshmërie, u shpreh e shqetësuar për pasojat e veprimeve të saj të mundshme dhe si mund të interpretohen nga partneri i saj, teksa i shprehet Bucit: “Ai më beson mua, vetëm mos harro ku jetojmë ne, e në çfarë vendi jetojmë, dhe se duhet me e përballu presionin e krejt njerëzve të tjerë, të shoqërise e të tjerëve.”

Ndërsa Buci mundohet ta qetësojë duke i thënë që ai të beson dhe e di që nuk ka ndojnë gjë mes nesh.

“Santi, edhe kjo mbyllja e bën të veten, kështu që unë mendoj që nuk ia vlen me u merzitë e me shkatërru veten” – vazhdoi Buci.

Afrimiteti mes Santianës dhe Bucit ka qenë një nga pikat kryesore të vëmendjes së edicionit të dytë të BBVK, duke shtuar spekulime dhe dyshime mbi vijën e hollë mes shoqërisë në një mjedis të mbyllur si Big Brother.

Pavarësisht nga qëllimet e tyre, këto lloj situatash shpesh ngjallin dyshime dhe pasiguri, jo vetëm tek publiku, por edhe te vetë banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat