Alba takon motrën në BBVK – i jep informacione nga jashtë teksa vazhdimisht ndërpritet nga Jonida

Mediale Vip

Alba takon motrën në BBVK – i jep informacione nga jashtë teksa vazhdimisht ndërpritet nga Jonida

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 00:08
Alba dhe motra e saj

Një surpirzë e këndshme ndodhi në shtëpinë e BBVK.

Alba ka përjetuar një moment të paharrueshëm dhe shumë emocionues. “Vëllai i Madh” i bëri një surprizë të madhe, duke i sjellë një vizitor të veçantë nga jashtë – motrën e saj.

Alba kishte pohuar se ka një lidhje shumë të ngushtë me motrën dhe se e ndien mungesën e saj të theksuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Gjatë këtyre çasteve me emocion dhe ngrohtësi, motra e Albas nuk e humbi rastin për të diskutuar lojën e saj brenda shtëpisë.

Me një ton këshillues dhe mbështetës, ajo i sugjeroi Albas së duhet të ndryshonte taktikat e saj në lojë.

“S’ du me te pa tu u mërzit. Në qoftë se nuk ndihesh mirë je e lirë me dalë, nëse rri këtu të lutëm mos rri kaq e butë”, i tha me një mesazh që linte të kuptohej se ndoshta Alba duhej të ishte më e vendosur dhe e fortë në qëndrimet e saj.

Megjithatë, ky moment i veçantë u ndërpre nga ndërhyrja e Jonidës, duke iu rikujtuar rregullin e rreptë të shtëpisë – ndalimi i dhënies së informacioneve nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat