Arbër Hajdari do të bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë e bebit: Zoti i dëgjoi lutjet e mia

Mediale Vip

Arbër Hajdari do të bëhet baba për herë të parë, zbulon gjininë e bebit: Zoti i dëgjoi lutjet e mia

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 07:40
Arbëri dhe Vlera

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera, do të bëhen prindër për herë të parë. I ftuar në “Më lër të flas”, Arbri dha lajmin e lumtur, duke thënë se ka pak muaj që ka nisur përgatitjet sepse do të bëhet prind dhe ka filluar t’i mendojë gjërat ndryshe.

Mirëpo, Romeo dhe Donaldi nuk u mjaftuan me kaq, por këmbëngulën edhe për të zbuluar gjininë e bebit.

“Mendoj që Zoti i dëgjoi lutjet e mia. Unë doja të bëhesha baba i një vajze dhe do të bëhem me vajzë”, -tha Arbri.

Arbri dhe Vlera kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare me martesë tetorin e vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat