“Familjarët e mi u masakruan”, Juliana Nura në lot kujton luftën: Nuk e dinim nëse babi ishte gjallë

Mediale Vip

“Familjarët e mi u masakruan”, Juliana Nura në lot kujton luftën: Nuk e dinim nëse babi ishte gjallë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 09:34
Juliana Nura

Juliana Nura, e cila së fundmi u eliminua nga“Dancing Wth The Stars”, ka rrëfyer për jetën e vështirë të saj dhe familjes së saj gjatë luftës në Kosovë.

Juliana ka rrëfyer se si babai i saj erdhi për të luftuar në Kosovë, teksa pjesa tjetër e familjes mbetën në Finlandë.

Ajo mes lotësh rrëfen se si nuk kishin kanale informimi dhe nuk e dinin nëse babai i saj ishte gjallë.

Ajo rrëfen edhe për pjesën më të dhimbshme të kësaj historie kur morën lajmin për masakrimin e familjarëve të tyre.

“Familja ime ka dhënë shumë për këtë luftë. Babi im u kthye në Kosovë për të luftuar dhe ne mbetën në Finlandë dhe isha gjithmonë pranë televizionit duke shikuar lajmet se çka po ndodhë. Shpeshherë kemi marrë lajme të gabuara dhe normal që kjo na bënte shumë të prekur sepse mami im vije nga Prekazi dhe kemi marrë lajme se u masakrua gjyshi e familjarët e tjerë. Kur flas për fëmijërinë mua ma kujton luftën e Kosovës. Nuk është aspak e lehtë me folë për këtë gjë, tha ajo mes lotësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat