“150 mijë fjalë për me rrëzu për toke” – për çfarë e paralajmëroi Azemi, Albën?

Mediale Vip

“150 mijë fjalë për me rrëzu për toke” – për çfarë e paralajmëroi Azemi, Albën?

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 21:42
Azemi/ Alba

Azem Gagica gjatë javës së fundit nuk është ndjerë edhe aq mirë në Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo për faktin se ka kërkuar ta lë shtëpinë për shkak të situatës së krijuar me banoren Alba Vukaj.

Në një klip që u prezantua në spektaklin e ditës së sotme (e hënë), ai tha disa gjëra në lidhje me këtë.

Teksa u shfaq një inat brenda tij, ai tha se ka shumë gjëra me të cilat mund ta rrëzojë modelen nga Shkodra për tokë.

“150 mijë fjalë për me rrëzuar për toke”, u shpreh ai.

“Ndoshta fjalët nuk kanë qenë të duhura siç kam dashur të them, kur të nervozohem ose kam diçka them fjalë që nuk bën”, tha mes tjerash Gagica kur u pyet nga moderatorët për deklaratën që bëri.

Alba po ashtu iu kthye e nervozuar duke kërkuar sqarim për ato që tha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat