Pas Drake, edhe reperi Kanye West shfaqet i veshur me ngjyrat dhe simbolin e flamurit shqiptar?

Mediale Vip

Pas Drake, edhe reperi Kanye West shfaqet i veshur me ngjyrat dhe simbolin e flamurit shqiptar?

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:47
Reperi me famë botërore Kanye West

Reperi me famë botërore Kanye West ka arritur sërish të tërheqë vëmendjen e fansave të tij, dhe kësaj radhe ka bërë jehonë veçanërisht te adhuruesit shqiptarë.

Në një video të postuar së fundmi në llogarinë e tij të Instagramit, e cila më pas u shpërndanë edhe në Twitter, Kanye shfaqet i veshur me një palë tuta të kuqe dhe me simbolin e një shqiponje të zezë – një dizajn që ngjason me flamurin kombëtar të Shqipërisë.

Ndërkohë që shqiponja në veshje nuk paraqet versionin tipik të atij që gjendet në flamurin kombëtar, simbolika është e mjaftueshme për të ngacmuar popullin shqiptar.

Image
Kanye West

Paraqitja e Kanyet me këtë veshje ishte gjatë një mbrëmjeje me miq, ku ai po ashtu në të njëjtën kohë lajmëroi albumin e ri muzikor që pritet të dalë, publikimi i të cilit është vonuar paksa.

Ngjyrat patriotike në veshjen e West vijnë vetëm pak ditë pas një episodi të ngjashëm me reperin kanadez të famshëm, Drake, i cili u pa i veshur me një xhaketë të kuqe dhe me një stemë të zezë të shtypur në shpinë.

Për momentin mbetet mister motivi që ka shtyrë dy nga artistët më të njohur në skenën ndërkombëtare të muzikës të përkrahin me të tillë mënyra simbolikat e flamurit shqiptar.

Spekulimet variojnë nga thjeshtë një rastësi e deri të një trend i ri i modës që po përqafon elemente nga kultura shqiptare.

Ndërkohë, shqiptarët janë të frymëzuar dhe kuriozë për të parë se a do të ketë më shumë ndikime shqiptare që do të gjejnë vend në botën e muzikës dhe të modës ndërkombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat