Arsyeja pse Victoria dhe David Beckham janë çifti ynë i preferuar

Mediale Vip

Arsyeja pse Victoria dhe David Beckham janë çifti ynë i preferuar

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 19:42
Victoria dhe David Beckham

Futbollist, model, sipërmarrës, madje edhe bletërritës. David Beckham na ka treguar se di të bëjë 1 mijë gjëra, por versioni si 'elektriçist' ende mungonte. Ishte bashkëshortja e tij Viktoria ajo që ka zbuluar këtë aftësi të tij duke publikuar në Instagram një foto e cila brenda pak orësh ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve: “Elektricisti erdhi për të rregulluar televizorin”, shkroi ajo në Instagram. "Mirë se erdhe".

Në foto shohim kampionin legjendar anglez, 48 vjeç, i shtrirë në dysheme, i veshur vetëm me një palë bokse. Ai duket se po përpiqet të shikojë prapa ekranit, ndërsa përpiqet të lidhë një pajisje: fytyra, pra, në fakt nuk mund të shihet, por tatuazhet në shpinë, krahë dhe këmbë nuk lënë vend për dyshime.

Bëhet fjalë në të vërtetë për David Beckham.

Nuk është e qartë se në cilin vend është bërë fotografia, por duket si një dhomë hoteli. E sigurt është se këto ditë David ndodhet në New York për të kaluar kohë me fëmijët e tij: në llogarinë e tij ai ka publikuar foto si me Cruz-in ashtu edhe me të voglën Harper Seven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat