Olta Gixhari shtatzënë për herë të dytë?

Mediale Vip

Olta Gixhari shtatzënë për herë të dytë?

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 23:45
Olta Gixhari

Pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixhari është kthyer një ndër emrat më të përfolur përgjatë muajve të fundit, ku vëmendja e fansave është plotësisht tek ajo.

Sukseset për Oltën nuk u ndalën, pasi menjëherë pas Big Brother, ishte protagoniste në filmin “Në kuadër të dashurisë”.

Prej disa ditësh po përflitet në rrjete sociale, që aktorja e njohur Olta Gixhari, është shtatzënë për herë të dytë.

Lajmin fillimisht e dhanë disa media online me bazë në Tiranë, duke cituar burime pranë aktores, ndërsa lajmin e konfirmon Prive.

Olta është rreth 4-muajsh në pritje të ëmbël, zhvillim ky që e ka dashur shumë, veçanërisht pas angazhimeve që i erdhën me Big Brother VIP, transmeton Prive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat