'Një ditë së shpejti do të bëhem nuse' Surpriza e ëmbël e Adisit për Fifin

Mediale Vip

'Një ditë së shpejti do të bëhem nuse' Surpriza e ëmbël e Adisit për Fifin

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 20:38
Fifi

Fifi është surprizuar së fundmi nga partneri i saj, Adisi. Ndërsa ishte e ftuar në emisionin S’e luan Topi” ajo u përballë me dy mesazhe dashurie prej tij.

Mes lotëve, Fifi u shpreh e lumtur që do të jetë nuse në Prrell të Burrelit, vendlindjen e partnerit.

“Nuk ka mundësi, nëse kam pasur ndonjëherë ndonjë ëndërr në jetë ka qenë kur dikush me më dediku diçka, me më dediku diçka si kjo, sapo e mora. Unë jam shumë e lumtur që kam në jetë një njeri si ai, që jam pjesë e familjes Patushi, që një ditë së shpejti do të bëhem nuse prrelli, Adisi vjen nga Prrella e Burrelit, është prrellali. 

Faleminderit që më bëre nënë, faleminderit që je njeriu që m’i shkakton krejt llojet e emocioneve që ekzistojnë, i ke dy, tri sene që duhet me i ndryshu që ti i di shumë mirë, krejt jetën time do ta jap vetëm ty”, tha Fifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat