“Do të futem në BBV, të gjej burrë e të bëj fëmijë”, aktorja e njohur flet për hyrjen në BB

Mediale Vip

“Do të futem në BBV, të gjej burrë e të bëj fëmijë”, aktorja e njohur flet për hyrjen në BB

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:42
Cubi Metkaj

Aktorja Cubi Metkaj ka folur më shumë rreth jetës së saj dhe eksperiencës që e pret në “BBV”.

Ajo mendohet se do të jetë pjesë e kastit të banorëve të “Big Brother Vip Albania 3”.

Këtë pyetje ia ka drejtuar ish-kolegu dhe miku i saj, Visjan Ukcenaj, i cili nuk ngurroi ta pyeste drejtpërdrejtë për këtë gjë.

Cubi Metkaj: Do të rrimë edhe shumë gjatë? Se në datë 13 iki unë prandaj. Një propozim e kam, por do të jem ose nuk do të jem ende. E shohim më datë 13.

Ajo gjithashtu është shprehur se në format pret që pse jo të gjejë edhe dashurinë e jetës.

Cubi Metkaj: Po unë për këtë do futem. Të gjej burrë. Të bëj edhe një fëmijë. Të më shikojë edhe mua Zoti më në fund. Aty brenda do sistemohemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat