Elsa Lila doli “pa gjë” nga Festivali/ Gazetarja e njohur ‘shpërthen’ ndaj këngëtares: Mori atë që meritoi

Mediale Vip

Elsa Lila doli “pa gjë” nga Festivali/ Gazetarja e njohur ‘shpërthen’ ndaj këngëtares: Mori atë që meritoi

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:30
Elsa Lila

Gazetarja Kozeta Kurti ka bërë një shënim të shkurtër në llogarinë e saj, ku anatemon këngëtaren Elsa Lila për paraqitjen e saj në skenën e Festivalit të Këngës dhe atë që mori si shpërblim, asnjë çmim nga juria dhe publiku.

“Elsa Lila mori nga publiku atë që meritoi: shpërblimin për sjelljen skenike arrogante ndaj publikut, leksionet që dha dhe kohën televizive që vodhi në mënyrë të padrejtë! Suksese në jetë dhe më gjerë”, shkruan gazetarja Kozeta Kurti.

Edhe përse në mediat sociale dhe në platformat e tjera në internet përflitej se fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH ishte paracaktuar, dhe ajo ishte Elsa Lila, në fakt kjo e fundit doli pa gjë.

Elsa Lila, një nga zërat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, nuk ka mundur të marrë asnjë çmim në këtë Festival të Këngës, edhe përse rikthehej në skenë pas 25 vitesh dhe me rrethana jetësore krejt të ndryshme nga ato të parat, të cilat ishin në qendër të vargjeve të këngës së saj.

Teksti i këngës është një dritare në periudhën e errët të jetës së këngëtares, ku ajo rrëfen Marsin e vitit 2022, një periudhë e cila solli të papritura dhe sfida të mëdha për emocionin dhe karakterin e saj.

“Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë, me mure zhgarravitur”, duke evokuar kujtesën e asaj kohe kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane nën akuzat për përfshirje në një trafik droge. Kjo ngjarje që tronditi jetën e saj u zbardh pas disa muajsh kur pafajësia e saj u vërtetua dhe Elsa u lirua nga akuzat.

Çmimin e parë të Festivalit e fitoi Mal Retkoceri, me këngën “Çmendur”.

Me Çmim të dytë u vlerësua këngëtari Tiri Gjoci, me këngën “Në ëndërr”.

Me Çmimin e tretë të Festivalit të Këngës u vlerësua këngëtari Shpat Deda, me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.

Fitues për Çmimin e Kritikës është Martina Serreqi, me këngën “Vetëm ty”.

Fitues si Debutuesi më i mirë është Peter Pan Quartet, me këngën “Edhe një herë”.

11 anëtarët e Jurisë së Festivalit të Këngës, të kryesuar nga kompozitori Shpëtim Kushtam ishin këngëtarët Aleksandër Gjoka, Adelina Ismaili, Fitnete Tuda, Indrit Mesiti, shkrimtarja dhe përkthyesja Helena Kadare, poetja Nasha Lako, Victor Van Vought (producent muzikor), Zana Shuteriqi (muzikologoe, pedagoge), pianistja Anila Aliu dhe Shkumbin Ahmetxheka (drejtor i RTK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat