Dagz dhe Einxhel vijnë për herë të parë me këngë dedikuar djalit të tyre

Mediale Vip

Dagz dhe Einxhel vijnë për herë të parë me këngë dedikuar djalit të tyre

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 08:31
Dagz dhe Einxhel

Dagz dhe Einxhel kanë sjell së fundmi një projekt të ri muzikor të titulluar “Dhuratë”.

Kjo këngë siç thuhet i dedikohet djalit të tyre, Trev, të cilit ia kanë zbuluar edhe portretin për herë të parë.

Në klip përveç tyre të përfshirë janë edhe familjarët e çiftit të famshëm, që viteve të fundit kanë qenë mjaft shumë në vëmendje.

Teksti është shkruar nga Einxhel me producim nga GNMusic (VN Entertainment, Dagz e po ashtu edhe nga moderatorja).

Miksimi dhe masterizimi u bë nga GNMusic nën drejtimin e Valbonë Jasharit.

Dyshja u njohën në Big Brother VIP Albania, ku edhe tani jetojnë mes Kosovës e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat