“Mbaj mendimet për vete” – prishen raportet mes Shqipes dhe Adrit?

Mediale Vip

“Mbaj mendimet për vete” – prishen raportet mes Shqipes dhe Adrit?

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 13:03
Shqipe dhe Adri

Shqipe Hysenaj dhe Adri Rrogaqi e kanë diskutuar një situatë pas përfundimit të spektaklit të së hënës.

Teksa po darkonin në oborr, dyshja kanë qenë duke folur edhe për ngjarjen, duke dhënë mendimet e tyre.

“Mbaji mendimet për veti, mbaj sekretet e tua”, iu drejtua Adri, Shqipes me një ton më të lartë.

“Mos ma thuaj, a e di ti a do ta mbaj sekretin apo nuk do ta mbaj, ç’të duhet ty. Nuk mund të të them çdo gjë në sekondë, nuk e bëj”, tha ish-konkurrentja e “Përputhen”.

Ata kanë krijuar një raport të mirë së bashku, ndonëse shpesh shihet të kenë probleme të tilla.

Shqipja e ka thënë disa herë që nuk pajtohet me mendimet e Adrit dhe për këtë e kundërshton në të shumtën e rasteve.

Adri, Iliriana dhe Shqipja tashmë janë një grup brenda shtëpisë së famshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat