Modelja Oriola Marashi, së shpejti me një këngë?

Mediale Vip

Modelja Oriola Marashi, së shpejti me një këngë?

Më: 1 janar 2024 Në ora: 10:02
Oriola Marashi

Pas 3 sezoneve të suksesshëm të programit “Dola te Ola”, moderatorja Ola Bruko dhe vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti do të vijnë pranë publikut me një program të ri, “Gëzuar me ju”.

“Gëzuar me ju” nisi në këtë ditë festë, më 31 dhjetor, në televizionin News24, dhe në mesin e të ftuarve në këtë mbrëmje ishte dhe pedagogia Xhoi Jackaj, mamaja e modeles së njohur shqiptare Oriola Marashit.

Gjatë bisedës në studio, ajo i bëri një kërkesë publike Mihallaq Andreas, protagonistit të mbrëmjes “Gëzuar me ju” dhe Stefi Priftit, të bënin të mundur realizimin e një këngë për vajzën e këtij të fundit Marian dhe vajzën e saj Oriola Marashi.

“Një premtim publik për të bërë një këngë për vajzën time, në bashkëpunim me Marian. Dua një këngë me tekst dhe muzikë të Mihallaq Andreas”, tha ajo, kërkesë e cila u mirëprit nga artistët.

Xhoi Jackaj tregoi se Oriola Marashi, bukuroshja dhe modelja e njohur shqiptare, ka studiuar për muzikë dhe theksoi se në vitin 2012 ka kënduar në “Miss Shqipëria”.

Nuk na mbetet gjë tjetër veç të presim realizimin e kësaj këngë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat