Atmosferë e zjarrtë në shtëpi – banorët argëtohen dhe sjellin përplot emocione me programin e Vitit të Ri

Mediale Vip

Atmosferë e zjarrtë në shtëpi – banorët argëtohen dhe sjellin përplot emocione me programin e Vitit të Ri

Më: 1 janar 2024 Në ora: 14:07
Banorët e BBVK

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë organizuar një program me rastin e Vitit të Ri.

Secili nga konkurrentët kanë pasur si detyrë dhe kanë ndarë role për atë se çfarë duan të bëjnë.

Disa kënduan, disa nga ta përgatitën performance vallëzimi e disa të tjerë bënë edhe skeçe.

Atmosfera në shtëpi ka qenë e jashtëzakonshme dhe të njëjtit u argëtuan tejet shumë.

Ky njëherësh për ta ishte një vit më ndryshe shkaku që kanë qenë larg familjes dhe më të dashurve të tyre.

Sidoqoftë, qëllimi i tyre brenda është çmimi i madh prej 200 mijë eurosh dhe gara veçse është bërë më e ashpër.

Edicioni i dytë i Big Brother ka kaluar tashmë më shumë se dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat