Luizi mes lotësh bën rrëfimin prekës: 'Jam gati të lë çdo gjë'

Mediale Vip

Luizi mes lotësh bën rrëfimin prekës: 'Jam gati të lë çdo gjë'

Më: 3 janar 2024 Në ora: 20:14
Luiz Ejlli

Luiz Ejlli është përlotur teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku ka folur për prindërit e tij.

I pyetur nëse do të kthehet e ëma në Shqipëri për t'i rritur vajzën, Luizi tha që për momentin ajo ndodhet jashtë vendit nën kujdesin e mjekëve, megjithëse sipas tij nëna gjithmonë i thoshte që të bëjë një fëmijë për t’ia rritur ajo.

“Nëna për momentin është nën kujdesin e mjekëve, atje është afër motrës. Gjithmonë më thoshte bëje një fëmijë që ta rris unë, tani i them jepi erdhi koha”– tha ai.

Nga ana tjetër këngëtari nuk la pa përmendur edhe babain e tij të ndjerë, ku mes lotësh Luizi tha se është i gatshëm të lërë çdo gjë që ka arritur vetëm që ta takojë 5 minuta për ta shikuar se ku ka arritur i biri.

 “Jam gati të lë çdo gjë, që askush të mos më njoh në rrugë vetëm të takoja babain tim 5 minuta të shikonte se çfarë kam sot ku kam arritur”– u shpreh ai i përlotur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat