Buci paralajmëron eliminimin e Santianës javën e ardhshme, nis debat i fortë

Mediale Vip

Buci paralajmëron eliminimin e Santianës javën e ardhshme, nis debat i fortë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:29
Buci dhe Santiana

Debatet mes Bucit dhe Santianës nuk kanë të ndalur as sot.

Buci ishte i pari që filloi ta ngacmonte atë derisa Santi hante bukë në kuzhinë.

“Unë çikës ia kam ndezë dritën e gjelbër me dalë prej këtuhi, këtë javë del Lindita e javën tjetër le të bëhet vet gati”, tha Buci.

Pas kësaj reagoi ashpër Santiana duke i thënë që mos t’ia përmend emrin.

Mos u merr me mua, mos flit për mua. Të kam dëgjuar duke ma përmend emrin edhe me banorët e tjerë”, i tha Santiana.

Më pas vazhdoi edhe Buci, duke u shprehur se nuk po flet për të, por për Albën.

“Unë nuk merrem me ty, nuk thash Santi, ti po merresh me mua, unë nuk fola për ty, unë fola për Albën nuk fola për ty. Ti pse po kcen? Je me mizë pas veshi. Unë largohem prej personave që e di se janë të rrezikshëm nga finalja”, tha Buci.

Santiana i tha se ajo nuk qëndron me të pasi e konsideron njeri me dy fytyra.

Për të parë debatin ndiniq videon më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat